Lazio tashmë është 7 pikë larg Juventusit, me bardhezintjë që morën fitoren e radhës kundër Lecce-s. Ai hap fals me Atalantën, ku u mposhtën falë përmbysjes së bergamaskëve mund të rezultojë edhe fatale në rrugën drejt titullit. Ndërkohë një pjesë të fajit në atë disfatë mban edhe Strakosha, i cili pësoi një gol që erdhi si rezultat i gabimit të tij.
Kjo është komentuar edhe nga Enrico Albertosi, një ish-portier i bardhekaltërve. Ish-gardiani Italian është shprehur për “Tuttomercatto” se Strakosha është një portier që alternon pritjet fantastike dhe gabimet e mëdha, si ai ndaj Atalantës, që i kushtoi Lazios 2 pikë.
“Strakosha? Ai është një portier që bën pritje të jashtëzakonshme dhe gabime shumë të mëdha. Nuk mund të pësojë një gol të tillë me një kokë një metër larg nga porta e tij. Ai bëri një gabim të madh që i kushtoi Lazios dy pikë. Ndoshta ai humbi pozicionin në goditjen e këndit dhe pastaj ai nuk mundi ta rimerrte atë.
Kampionati mbaroi pas humbjes së Lazios? Unë vërtet mendoj kështu. Katër pikë përpara me përballjen direkte kundër Juventusit, duket e pamundur që Lazio të arrijë dhe të kapërcejë bardhezinjtë”, ka thënë ish-portieri i Lazios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/