Priti penalltitë e Zvicrës, portieri i Spanjës: Ishin llogaritë e trajnerit, shkuan si e priste

Spanja u kualifikua nê gjysmëfinale duke mundur Zvicrën. Kombëtarja e Enrique fitoi në ruletën ruse, atje ku Zvicra mundi Francën mê parë.

Heroi i vërtetë ishte portieri i Spanjë, Unai Simon, që priti dy penallti. Sekreti? Vetë gardiani ka treguar se gjithçka erdhi nga trajneri i portierëve:

“Trajneri i portierëve më ka ndihmuar. Nuk është sekret. Të gjithë portierët analizojnë lojtarët. Sot trajneri pa se të gjithë penalltitë shkuan sipas llogarive”, tha Simon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *