Pritet të implementohet sezonin e ardhshëm, VAR-i testohet me kampionët e Shqipërisë

Ndeshja e sotme mes Parizanit dhe Laçit do të ketë një veçanti, pasi vjen me një risi për futbollin shqiptar. Gjatë këtij takimi që do të luhet në “Elbasan Arena” do të testohet për herë të parë edhe sistemi VAR në Shqipëri. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije pak kohë më parë se kjo teknollogji do të vihet në zbatim në Superiore në sezonin e ardhshëm, ndërsa në përballjen e sotme do të kryhet edhe prova e parë e VAR-it në Shqipëri.

Një risi që padyshim pritet t’i ulë polemikat për ndeshjet e elitës së futbollit shqiptar, duke bërë që gabimet e arbitrave në vendimet që ata do marrin të jenë sa më të ultëta. Ndërkohë vlen të theksohet se sistemi VAR nuk do të ketë aspak ndikim në ndeshjen e sotme, teksa qëllimi i tij do të jetë vetëm për arsye testimi dhe kjo gjë do të ndodhë vetëm brenda dhomës së VAR-it në ambientet e brendshme të “Elbasan Arena”./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online