Pritet gjoba për ekipin e Fiorentinës, gjendet grirëse marijuane në fushën e lojës

Çështja e objektit të gjetur në fushë gjatë ndeshjes mes Fiorentinës dhe Milanit që u luajt ditën e premte ka marrë zgjidhje. Inspektorët e fushës kanë bërë të ditur se objekti ishte një grirëse marijuane dhe jo çfarë pretendohej më parë.

Ishte Diawara ai që e gjeti fillimisht për ta dorëzuar më pas te gjyqtari i katërt i takimit. Një gjë e tillë pritet t’i sjellë një gjobë ekipit violë, pasi padyshim që objekte të këtij lloji nuk lejohen nëpër stadium./Sport Ekspres/