Prishtina nis aventurën europiane, sot në Gjibraltar

Prishtina u shpall nënkampione e Kosovës dhe do të marrë pjesë në Europa League, ku në turin paraeliminator do të ndeshet me Europa FC, rival modest nga Gjibraltari. Ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë sot në orën 18:00, diçka që mund të konsiderohet mjaft pozitive për skuadrën e Mirel Josës, që do e luajë kualifikimin një javë më vonë në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për sfida mes vendesh me renditje mjaft të ulët në renditjen e UEFA-s, por Kosova shumë shpejt do të ngjitet, sepse klubet po rriten dhe skuadrat po afrojnë gjithnjë e më shumë lojtarë cilësorë, ndaj sot Prishtina është favorite, edhe pse ka udhëtuar për 21 orë deri në Gjibraltar, ku mbërri mesditën e djeshme.

Duhet përmendur se Prishtina e ka humbur titullin vetëm në javën e fundit, por njëkohësisht doli dhe fituese e Kupës së Kosovës. Kryeqytetasit mund të thuhet e kanë detyrim kualifikimin, pasi kanë përballë një nga kundërshtarët më të lehtë të mundshëm në këtë tur, por në të njëjtën kohë kanë shanse të mira që të shkojnë dhe më larg, pasi edhe në turin e parë kualifikues të Europa League-s i pret Fola Esh i Luksemburgut, gjithnjë nëse nuk dështojnë që ndaj modestëve të Europa FC.

EUROPA LEAGUE, TURI PARAELIMINATOR (VAJTJE)

EUROPA FC – PRISHTINA (ora 18.00)

Formacioni i mundshmëm i Prishtinës

Visar Bekaj

Osmani – Dallku – Haliti – Xhamal ( Bashiru)

Mankenda – Boshnjaku – Mustafa – Korenica

Januzi – Kalid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *