Prishtina e nis mbarë, barazim i artë në Gjibraltar

Prishtina luajti sot ndeshjen e parë kualifikuese të raundit paraeliminator të Europa League-s.

Nënkampionët e Kosovës kanë marrë një barazim të çmuar 1-1 në fushën e Europa FC, rezultat i shkëlqyer para kthimit në Kosovë. Ndoshta emri i vogël i kundërshtarit bën të mendohet se ishte një ndeshje e lehtë, por ekipet e Kosovës nuk kanë ende eksperiencë ndërkombëtare.

Skuadra e Mirel Josës u mposht në 45 minutat e para nga skuadra nga Gjibraltari, me golin që është shënuar në limitet e fraksionit të parë nga ana e Karrenos me 11-metërsh.

Gjithsesi, bardheblutë reaguan shumë mirë, duke barazuar në minutën e 50-të me Korenicën, afrimi veror nga Liria e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *