?Inter-Liverpool mund të mos luhet në San Siro, por në një fushë neutrale. Ky ka qenë lajmi qe ka qarkulluar ditën e djeshme. Italia dhe Franca kanë aplikuar rregullin 3 “Green Pass”, i cili kërkon vaksinimin e të gjithë lojtarëve të Liverpoolit dhe të Interit.
Kjo e ka bërë me “dhimbje koke” presidentin e Uefas, Ceferin, pasi Anglia ka përqindjen më të ulët te vaksinimit të lojtarëve. Edhe pse varianti “Omicron” është duke u përhapur me shpejtësi bnë Angli, lojtarët anglezë duket se kanë ndergjegjesimin më të ulët për tu vaksinuar.
Në ditët në vazhdim do të mendohet se cili do të jetë shteti neutral që ka rregulla më pak strikte se Italia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/