Prishen planet e përfaqësueses së Kosovës, trajneri i njohur gjerman i thotë “jo” stolit të dardanëve

Pas largimit të Challandes nga stoli i Kosovës, FFK ka përveshur mëngët për të gjetur pasardhësin e tij në krye të pankinës. Felix Magath ishte alternativa kryesore për të marrë drejtimin e dardanëve, por duket se planet e Kosovës janë prishur në momentin e fundit.

Gazetari Arlind Sadiku ka njoftuar sot se trajneri gjerman i ka thënë “jo” përfaqësueses së Kosovës. “Felix Magath nuk do te jete trajner i Kosoves. Kolegu Florian Krebs, redaktor i tabloidit gjerman Bild, me informoi se Magath e ka refuzuar oferten”, bën me dije Arlind Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *