Xherdan Shaqiri, i lindur në Gjilan në vitin 1991, do të largohej nga Kosova kur ishte ende fëmijë për të emigruar drejt Zvicrës, së bashku me prindërit e tij. Historitë e shqiptarëve janë ato të vuajtjes dhe sakrificës. Këtë e dëshmon më së miri Shaqiri në një rrëfim të fundit duke treguar problemet ekonomike që ka pasur pak kohë më parë.
“Ronaldo është idhulli im, ai legjendari i Brazilit. Mënyra sesi ka luajtur ka qenë magji për mua. Kam qarë gjatë Botërorit në 1998 kur ai doli dhe Brazili humbi nga Franca, isha i trishtuar për të. Datëlindja ime ishte vetëm tre muaj më vonë dhe i thoja cdo ditë mamit se doja një fanellë të Ronaldos. “Të lutem duhet të ma blesh”.
Kur erdhi datëlindja, mamaja më dha një kuti dhe brenda saj ishte fanella e berdhë e Ronaldos, nga ato falset që bliheshin lirë në treg. Nuk e mbaj mend mirë, por më duket se ajo nuk kishte as stemën, ishte thjesht një bluze e verdhë me emrin e Ronaldos dhe me numrin 9 të shkruar në të, prindërit nuk kishin para të më blerë një fanellë të vërtetë të Ronaldos”, tha Shaqiri. /Sport Ekspres/