Prezantohet Starova: Vij për sukses, por nuk e njoh futbollin kosovar

Trajneri i ri i Feronikelit, Sulejman Starova ka bërë prezantimin dhe dje ka folur për herë të parë si trajneri i skuadrës nga Drenasi. Ai ka shtuar se ka nevojë për pak kohë, derisa të njihet për së afërmi me futbollin kosovar.

“Jam krenar që ndodhem këtu në Drenas dhe që kam marrë drejtimin e Feronikelit. Përfitoj nga rasti të falënderoj kryesinë dhe presidentin e klubit. Është privilegj dhe krenari për të pasur një eksperiencë të re në futbollin e Kosovës. Nuk kam shumë njohuri, por duhet pak kohë që t’i kem ato. Besoj që pas ndeshjes së parë me Llapin do ta kem më të qartë situatën. Tani ka kaluar gjysma e kampionatit dhe duhet të jemi të kujdesshëm t’i ruajmë anët pozitive të skuadrës dhe t’i eliminojmë ato negative. Të bashkohen njohuritë e mia me ato të ekipit për të bërë më të mirën. Synimi ynë është të kemi suksese dhe shpresoj t’i kemi”, ka thënë Starova për faqen zyrtare të Feronikelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *