Prezantohet Gafuri, Flamurtari kompletohet nga mesfusha e lart

Flamurtari vijon punën për përforcime në merkato dhe tashmë e ka çuar në 3 numrin e të afruarve për pjesën e dytë të sezonit. Ashtu si ishte paralajmëruar që dje, mesfushori ofensiv Argjent Gafuri është një futbollist i i Flamurtarit dhe ka qenë sot në Vlorë për të firmosur kontratën 1.5-vjeçare. Sezonin e shkuar Gafuri shënoi 8 gola në 34 ndeshje kampionati, ndërsa këtë sezon ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e kampionatit, duke shënuar 4 gola, ndaj disa prej skuadrave më të mira të kampionatit.

Mesfushori 28-vjeçar nga Tetova, i cili luan si fantazist, por edhe në të dy krahët e sulmit, është prezantuar dhe do të bashkohet menjëherë me ekipin, sapo të nisin përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Tashmë mesfusha dhe sulmi kanë kompletuar, sepse kanë ardhur tre lojtarë cilësorë dhe përveç sulmuesit Nedeljkoviç, Muarem dhe Gafuri janë të aftë të luajnë në disa role, ndaj Duro nuk ka më nevojë për lojtarë ofensivë dhe do të shohë për ndonjë okazion për të përforcuar qendrën e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *