Lajmi dihej prej ditësh, por sot edhe Partizani e ka bërë zyrtare: Bruno Telushi është i kuq dhe ka firmosur për 2.5 vitet e ardhshme.
Në këtë mënyrë, vlonjati kthehet në Superiore, pas pak muajsh në Kroaci, te Slaven Belupo, ku e nisi shumë mirë, por kohët e fundit kishte pasur probleme dhe nuk po aktivizohej më.
Telushin e ka prezantuar drejtori i ri i përgjithshëm, Olsi Rama, i cili kryen prezantimin e parë të një futbollisti që kur ka nisur punë në klubin kryeqytetas.