Presioni nuk është për të! Granit Xhaka është në nivelin e Krosit dhe De Jongut, nuk e lëshon topin as kur e vënë në trysni

Granit Xhaka vazhdon të bëjë krenarë shqiptarët me arritjet e tij në futboll. Mesfushori i Bajer Leverkusenit po tregon një nivel të jashtëzakonshëm në fushën e lojës dhe këtë ia dëshmojnë statistikat. CIES ka publikuar së fundi renditjen e mesfushorëve që nuk e humbasin topin as nën nivel të lartë presioni.

Presioni duket se nuk është për të. Granit Xhaka pozicionohet i 5-ti në këtë renditje, me 91.6% mbajtjeje të topit nën trysni të lartë nga kundërshtari. Sipër tij, me diferenë të vogël qendrojnë edhe Toni Krosi, Frenki De Jongu, Rodri dhe në vend të parë lojtari i Columbus Crew-së, Nagbe./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *