Presidenti i UEFA-s shuan ëndrrën e madhe të Kosovës, pritej të fitonin 6 pikët në tavolinë me…miqtë e Putin

Pritshmëri të mëdha ishin në Kosovë se mund të merrnin gjashtë pikët në tavolinë nga…miqtë e Putin. Shorti i ka vendosur dardanët përballë Zvicrës, Izraelit, Rumania, Bjellorusisë dhe Andorrës. Fillimisht u komentua ndeshja me rumunët, teksa këta të fundit nuk e njohin ende si shtet Kosovën dhe në këtë vend kishte zëra për të braktisur takimin.

Por shpresa më e madhe qëndronte te Bjellorusia. Shteti kryesor që ka ndihmuar Putin kundër Ukrainës pritej që të kishte të njëjtin fat si Rusia, për t’u përjashtuar nga UEFA dhe FIFA. Të paktën kështu u komentua në media. Së fundmi është vetë presidenti i UEFA-s, Ceferin, i cili ka përjashtuar një skenar të tillë: “Të flasësh për të përjashtuar të gjithë është pak populiste. Në këtë moment, ne nuk shohim ndonjë arsye për të marrë vendime të këtij lloji”, tha kreu i UEFA. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *