Sevilla arriti të kalojë në gjysmëfinale të Europa League pasi mundi Manchester United. Spanjollët i pret një tjetër test i vështirë, teksa këtë herë do të përballen me Juventusin. Presidenti i Sevilla, Pepe Castro, ka paralajmëruar bardhezinjtë duke i treguar se Europa League është shtëpia e dytë për ekipin e tij.
“Sevilla luan në Europa League dhe transformohet, mund të bëjë gjithçka. Ne shpresojmë të vazhdojmë kështu. Ndeshja e djeshme ishte një nga më të mirat për ne, por nuk më befasoi se kemi një ekip fantastik”, tha Castro. /Sport Ekspres/