Juventusi mori një barazim mjaft të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme. Bardhezinjtë i dërguan shirat në 1-1 në minutën e 97 të përballjes në gjysmëfinalen e Europa League-s, çka ka sjellë edhe nervozizmin e presidentit të Seville-s. Jose Castro është shprehur se arbitri la lojën të luhej edhe një minutë më tepër, kohë në të cilën Juventusi shënoi golin e barazimit.
“Nuk e kam parë mirë ndërhyrjen. Kam parë mjaft mirë arbitrin, përveç atij minuti më tepër që ndodhi pas asnjë motiv. Do ta kishim pranuar rezultatin përpara ndeshjes, jo pas saj. Arbitri, për asnjë arsye, la një minutë më tepër“, ka thënë Jose Castro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/