Koronavirusi nuk po kursen askënd për infektimin e tij, pavarësisht stadit që kanë njerëzit, nëse janë të pasur apo të varfër. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse nga shumë shtete është krijuar një panik i madh për këtë situatë.
Këtu nuk mund të shpëtonte as presidenti i Olimpiakosit dhe Notingham Forestit, Evangelos Mariankis. Në këto dy skuadra gjenden edhe dy talentet e reja nga të cilët pritet shumë te Kombëtarja, Rezart Rama dhe Emiliano Bullari. Vetë Marinakis është shprehur se është i infektuar me Koronavirus, ndërsa kjo do të ndalojë edhe veprimtarinë e tij të përditshme, duke mos pasur as kontakte të drejtpërdrejta me klubet që drejton.
“Kohët e fundit, virusi më ka “vizituar” edhe mua, ndjehem i detyruar të informoj publikun. Ndihem mirë, kam marrë masat e nevojshme dhe po dëgjoj udhëzimet e mjekëve. Uroj dhe këshilloj që edhe bashkatdhetarët e mi të bëjnë të njëjtën gjë. Rikuperim të shpejtë”, shkruan Marinakis. /Sport Ekspres/