Presidenti i Napolit kujton Calciopolin: Si të vendos unë dorën në zjarr? Na duhen arbitra të huaj

Napolit ende nuk i është fshirë nga kujtesa ajo që ndodhi me Atalantën pak ditë më parë, teksa pas një penalltie të mohuar ndaj Llorentes, do të ishte ekipi nga Bergamo që do të shënonte golin e barazimit në 2-2.

Nga fillimi i kampionatit e deri tani, vetëm në Seria A është komentuar pafundësisht për gabimet e pafalshme që vijnë edhe nga VAR-i. Presidenti i Napolit, De Laurentis, është një nga më kritikët. Duke sjellë në vëmendje “Calciopolin”, vendos theksin se nuk mund të vendosë dorën në zjarr mbi arbitrat dhe paanshmërinë e tyre.

“Ne kemi kujtesën e Calciopolit”, nuk ka kaluar shumë kohë prej atëherë. Sot është e vështirë të besosh një sistem të tillë. Gjyqtarët menaxhohen nga Liga, ata duhet të jenë të huaj dhe jo më të vjetër se 33-vjeç. Si mund të vendos dorën time mbi zjarr mbi të gjithë ata? Sepse për vetë gjyqtarët, nuk ka “kartona të verdhë apo të kuq”. Arbitri duhet të jetë i paanshëm dhe VAR duhet të ndihmojë gjyqtarin dhe indirekt, skuadrat”, ka thënë De Laurentis. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online