Gentian Mezani po korr suksese me Gjilanin në Kosovë, ndërsa ndodhen në vendin e dytë dhe janë duke luftuar për titullin kampion. Një triumf mund të konsiderohet ky për trajnerin shqiptar, që shumë prej lojtarëve i ka marrë nga Superiorja që nga nisja e kampionatit.
Në një intervistë për “Rajonipress”, presidenti i Gjilanit, Florim Zuka është shprehur se është bërë një revolucion në këtë drejtim.
“Ne në këtë vit më tepër kemi futbollist nga Shqipëria dhe konsideroj se çdo shqiptarë i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe nga diaspora janë të mirëseardhur në klubin tonë. Ne kemi bërë një grumbullim të futbollistëve të kalibrit të lart nga Shqipëria dhe kjo është diçka e re në futbollin e Kosovës, ndërsa më herët të gjithë futbollistët nga Kosova kërkonin të luanin në Superioren e Shqipërisë, ne tani kemi bërë revolucion pasiqë tani futbollistët nga Shqipëria po kërkojnë të jenë pjesë e Superligës së Kosovës dhe kjo është mirë për futbollin e Kosovës, por për këto vendime duhet të jesh i sinqertë me çdo pjesëtarë të klubit”, tha Zuka. /Sport Ekspres/