Presidenti i Lacios tregon si shpëtoi nga falimentimi: Falë edhe Tares, u zemërua me mua kur e hoqa si lojtar

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, është padyshim shumë i kënaqur me ecurinë e ekipit. Superkupa e fituar ndaj Juventusit dhe ecuria fantastike në Seria A, tregojnë vazhdimësinë e këtij ekipi. Në një intervistë për “Ora News”, Lotito tregon gjithë panoramën e klubit. Për ta nisur që nga momenti kur u hoq Igli Tare si futbollist dhe u bë drejtor sportiv, ndërsa pa te legjenda e Kombëtares së Shqipërisë figurën e së ardhmes.

“Igli Tares i kisha premtuar se do i kisha rinovuar kontratën si futbollist. Igli erdhi në zyrën time së bashku me prokurorin e tij. I komunikova se kontratën nuk do ia rinovoj. Igli është një njeri që të bardhën e quan të bardhë dhe të zezën të zezë. Nuk ka zona të errëta dhe ngjyra gri. Në fillim u zemërua. I thashë se për të kam një ide, ku do i besoja postin e drejtorit sportiv. Ke gjysmë ore kohe për tu konsultuar me prokurorin e tënd dhe më pas pranoi.

Unë e kisha kuptuar se ai kishte aftësi mjaft të mira menaxheriale dhe me kohën u përmirësuan. U poqën siç na ndodh të gjithë sipas eksperiencave që na ndodhin në jetë. E kisha kuptuar se Igli kishte karakteristikat e veçanta për ta bërë këtë detyrë. Tare është një njeri që punon, një njeri transparent, një njeri mjaft i mirë me të cilin kam një raport miqësie. Nuk duhet të harrojmë se në futboll fitojnë të gjithë dhe po ashtu edhe humbasin të gjithë. Është pak të themi se merita është e Lotitos. Merita është e Tares, merita është e trajnerit. Merita është e të gjithëve dhe po ashtu edhe mosmerita është e të gjithëve. Kur Lazio humb faji është edhe i imi edhe pse unë nuk zbres në fushë të luaj. Faji është edhe i imi që nuk kam krijuar kushtet që skuadra të fitojë. Futbolli është një forcë grupi dhe në të vlen rregulli i grupit. Pra Igli Tare është një person që ka një vlerë të shtuar brenda këtij grupi.

Sot skuadra e Lazios ka një vlerë të patundshme prej 200 milionë euro. Një pasuri lojtarësh me vlerë 600 milionë euro. Unë në këtë skuadër kam bërë një investim ekonomik, sportiv dhe moral e këtë gjë e dëshmojnë faktet dhe jo unë si president. Kur hyra në botën e sportit, klubi i Lazios kishte këtë fotografi. Faturonte 84 milionë euro dhe humbiste 86.5 milionë euro me një borxh prej 550 milionë euro. Pra teknikisht ishte një kompani e falimentuar. Unë hyra duke investuar 25 milionë euro dhe kisha 21% të aksioneve të saj dhe tashmë kam mbi 67 % të saj,” tha Lotito. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online