Shumë diskutime ka në Poloni për ndeshjen e parë debutuese të trajnerit Santos në shtëpi. Polakët do të presin Shqipërinë, por ende nuk dihet stadiumi se ku do të luhet ndeshja.
PGE Naradowy, stadiumi më i madh në Poloni ka pasur një problem me pjesën e strehimit. Shumë u përfol për zhvendosjen në një tjetër vend, por presidenti i Federatës Polake të Futbollit ka shuar dyshimet.
“Është shumë afër, për mendimin tim do të jetë një ndeshje në Varshavë”, u shpreh Cezary Kulesza. /Sport Ekspres/