Presidenti i Federatës braziliane, sherr në Rusi

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Antonio Karlos Nunes, është përfshirë në një sherr ku ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në Rusi, shkruan gazeta braziliane Estado de Sao Paulo.

Sipas gazetës, një grup tifozësh ditën e ndeshjes mes Brazilit e Kosta Rikës ishin në Shën Peterburg dhe në një restorant rastisën me delegacionin e Federatës braziliane.

Fluturuan ofendime dhe një nga tifozët e pësoi keq, sepse dikush e goditi me një gotë në kokë. Federata Braziliane është futur në siklet re madh nga incidenti dhe shpreson që FIFA të mos e gjobitë, ndërsa do të kthejë në Brazil zyrtarin që kreu gjestin e dhunshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *