Bylisi nuk e ka kapërdirë ende atë humbje të fundit të marrë ndaj Teutës në shifrat 1-0. Një penallti e padhënë ishte në favor të Bylisit për një prekje të topit me dorë në zonën e durrsakëve. Fill pas kësaj ka ardhur edhe shpërthimi i ballshiotëve, duke kërcënuar me bojkot të garës.
Këtë mendim ka ende presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj. I ftuar te “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”, Kapllanaj është shprehur se nëse gjërat nuk do të zgjidhen, atëherë kampionati mund të vazhdojë edhe me 9 ekipe.
“Situata është bërë e vështirë tek ne, të paktën për këtë vit. Edhe unë nuk e di si do vazhdojë situata. Ne jemi një familje e madhe, unë jam vëllai i vogël. Të gjithë bashkë do vendosim. Jo vetëm në këto dy ndeshje kemi pasur probleme. Thatë që duhet të ishim në vend të dytë, por them se do ishim të parët. Na mungojnë 12-13 pikë dhe ua japim me fakte. Deri më tani i kemi bërë analizat me veten, por kur bëhen dy javë rresht, situata bëhet e nderë.
Shpresoj të ,mblidhen në FSHF dhe të merret në konsideratë çfarë çka ndodhur. Le ta analizojnë. Do doja të shihja rastet me Teutën. Besoj se është arbitrim tendencioz, Alla kishte ardhur me paramendim. Faktet dhe rastet flasin vetë dhe ju do të më jepni të drejtë. Nuk e di pse e kanë me ne”.
Nuk e di nëse i prishim punë ndokujt po shkuam në Europë. Deri më tani kemi garë të ndershme dhe nuk besoj se ka ndonjë zë për ne. Ky vit ka nisur keq. Duam që gjërat të zgjidhen në mënyrë institucionale. Mos t’ju duket çudi që gara të vazhdojë me 9 ekipe”, u shpreh Kapllanaj. /Sport Ekspres/