Ballkani ka marrë vendimin së bashku me Ismet Munishin për të ndërprerë kontratën e bashkëpunimit. Në këtë mënyrë është larguar trajneri më karizmatik në Kosovë që njihej ndryshe edhe si “Baba e futbollit”. Munishi e ktheu Ballkanin në një ekip që luftonte për titullin kampion, ndërsa më herët nuk ishte në këtë petkë. Pra duke e rritur së tepërmi cilësinë e skuadrës dhe njëkohësisht duke zbuluar talente që ishin “thesar” për futbollin në Kosovë.
Tashmë ky vend i lënë bosh do të mbushet me një trajner që ka dalë si produkt i Superiores. Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka zbritur në Tiranë për të folur me dy teknikë sipas asaj që raporton “Indeksionline”. Bëhet fjalë për Orges Shehin dhe Bledi Shkëmbin, ndërsa në orët në vijim pritet që të mësohet emri që ka arritur të bind presidentin e Ballkanit. /Sport Ekspres/