Klubet anëtare të Premier League kanë marrë një vendim unanim për të mos lejuar lojtarët e tyre të bashkohen me Kombëtaret që bëjnë pjesë në listën e kuqe për Covid-19. Në këtë listë përfshihen 60 shtete, ndërsa Shqipëria nuk gjendet mes tyre.
Armando Broja i shpëton kështu rregullit dhe mund të udhëtojë drejt vendit tonë për t’u grumbulluar me kuqezinjtë. Sulmuesi shqiptar tashmë është pjesë e Southampon-it, me të cilët i duhet ende punë për tu përshtatur, por mund të japë një kontribut për ekipin tonë kombëtar në tre ndeshjet e muajit shtator./Halit Delibashi-Sport Ekspres/