Thomas Strakosha ka bërë një sezon për t’u admiruar së bashku me Lazion, e cila mban vendin e dytë në tabelë me vetëm një pikë më pak se Juventusi. Pritjet e gardianit kuqezi kanë ndihmuar jo pak bardhekaltrit, ndërsa statistikat e rendisin ndër më të mirët e portierëve të Serie A si dhe në Europë. Paraqitjet e tij në fushën e lojës nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa në Premier League ka nisur gara për të siguruar shërbimet e tij.
Leicester, Evertoni i Ancelotit si dhe Totenhemi i Murinjos janë tre ekipet që në verë duket se do të provojnë shanset për ta sjellë portierin shqiptar Brenda katërkëndëshit të portës së tyre. Me Loris që është në moshën 34-vjeçare, “special one” po mendon që tani për zëvendësuesin e tij dhe alternativën e duhur duket se e sheh te Strakosha.
Megjithatë portiere shqiptar ka ende kontratë me Lazion, që nuk kërkon ta lërë lehtë pasi i ka ofruar rinovim të kontratës. Por merkatoja e ardhshme pritet të jetë e nxehtë dhe një ofertë e mirë mund ta bindë Igli Taren të ndryshojë mendje./Sport Ekspres/