Precedenti “Eskobar”, kërcënime me jetë edhe Sançezit!

Nga tërbimi dhe mërzia te kërcënimet… Në Kolumbi ka shpërthyer alarmi për sulmet në rrjetet sociale ndaj Karlos Sançez, “fajtor” sepse mori karton të kuq pas 3 minutash debutim në botërorin rus, përballë Japonisë.

Sharjet në rrjetet sociale mund të kalonin pa zhurmë, sigurisht, pasi janë gjëra normale në ditët e sotme, por mesfushori i Fiorentinës ka pësuar edhe kërcënime për vdekje nga ana e disa açount që i kanë kujtuar të mjerin Andres Eskobar, mbrojtësi i vrarë në vitin 1994 pas eliminimit të kombëtares kolumbiane nga botërori USA 1994. Mesazhet kërcënuese janë eliminuar pas disa denoncimesh të përdoruesve, por autoritetet kolumbiane kanë nisur hetimet mbi këto krime informatike.

Immagine correlata

Qëllimi, sipas asaj që shkruan “Blu Radio”, është ai për të gjetur titullarët e açount që kanë postuar kërcënime për vdekje ndaj Sançezit. Ajo që ka aktivuar autoritetet është reagimi i rrjeteve sociale, që ka shfryrë ndaj futbollistit. Policia kolumbiane ka informuar që me këtë hetim do të merret edhe Interpoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *