Prapaskena/ “Ishte ndeshje derbi, tifozët na thanë për jetë a vdekje”! Flet sulmuesi që përjetoi tragjedinë e futbollit: 8 persona ndërruan jetë në dhomat e zhveshjes

Ditën e djeshme në stadiumin Kanjuruhan në Malanga (Indonezi), gjatë ndeshjes së elitës së futbollit Arema–Persebaya e mbyllur në shifrat 2-3, ka ndodhur një tragjedi e madhe, të cilën bota e futbollit nuk e mban mend prej vitesh. Fillimisht u përfol për 60 persona që kishin ndërruar jetë, por më pas numri mbërriti në 174 persona. Menjëherë do të shtyhej edhe kampionati i futbollit në Indonezi.

Pasi ndeshja përfundoi, tifozët u futën të zemëruar në fushën e blertë ku u shkaktua kaosi. Atje u përdor a.rma dhe njëkohësisht gazi lotsjellës që ishte fatal për shumë persona. Por çfarë ndodhi realisht në këtë përballje?

Sulmuesi i Arema, Abel Camara, i ka treguar të gjitha të pathënat. “Ky ishte një derbi i vjetër dhe gjatë gjithës u ndie në qytet si të ishte ndeshje më shumë se tre pikë. Ishte ndeshje për jetë a vdekje, ne duhej të humbnim çdo ndeshje, por jo këtë. Kishte tension. Pasi humbëm shkuam t’i kërkonim falje tifozët. Ata filluan të kapërcenin muret rrethuese, barrierat. Më pas shkuam menjëherë në dhomat e zhveshjes, shumë persona ndërruan jetë para syve tanë.

Ishin 8 persona që ndërruan jetë në dhomat e zhveshjes. Po dëgjonim britma, krisma dhe njerëz që shtynin. Ishin goditur nga gazi lotsjellës. Qëndruam për katër orë pa lëvizur, nuk dilnim dot nga stadiumi, para se të largoheshin të gjithë. Më pas kur u larguam, kur u qetësua situata, kishte gja.k, atlete dhe trupa njerëzish në stadium”, tha sulmuesi i Arema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *