Pranimi i stolit të Tiranës, Egbo: Të shpallemi kampion si e mori Partizani, tifozët na quajtën të mbaruar

Egbo i ka marrë maksimumin Tiranës, teksa në 3 takimet si trajner i parë ka grumbulluar 9 pikë. Më herët është folur dhe u tha nga vetë Egbo se nuk do ta pranonte stolin te Tirana për të vazhduar në të njëjtin pozicion. Por te “Provesi Sportiv”, ka ndryshuar qendrimi dhe është thënë se do të vazhdohet nëse jepet oferta nga Halili.

“Nëse presidenti Halili më thotë për të qendruar, do të qendroj. Te Tirana tifozët flasin dhe thonë gjithmonë për të fituar titullin kampion. Por nuk duhet të jetë kështu, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje. Kështu e fitoi edhe Partizani vjet kampionatin. Çdo tifoz ka menduar se Tirana ka mbaruar para derbit. U kam thënë që nuk keni se çfarë të humbisni më. Nëse do të fitoni, do të ndryshoni shumë gjëra. Djemtë u futën vetë në lojë pastaj. Futbolli nuk ka shkencë, ne tani vetëm po luajmë me strategji. U thashë edhe ndaj Laçit që mbajeni 1-1 deri në minutën e 70, pastaj do e shikoni vetë që do të vijë goli”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online