Në studion e “Supersport” është duke u diskutuar për formacionin e vendosur nga Reja për përballjen e Shqipërisë kundër Anglisë. Për herë të parë, Astrit Hafizi ka mbështetur vendosjet e tekniku italian. Figura e njohur e futbollit tonë është shprehur se ky formacion i Rejës është hedhur nga reflektimi i madh pas fjalëve të thëna në studiot televizive.
“Kemi folur shumë ne në studio gjatë gjithë kësaj kohe, për të mbërritur tek ky formacioni i hedhur sot nga Reja. Gjithmonë këtë ide kemi pasur që t’i japim fizionomi lojës sulmuese. Jo më kot thuhet që mbrojtja më e mirë është sulmi. Megjithëse ne e kemi përshtatur në sulmi më i mirë është mbrojtja. Për mua kjo vendosje është shumë e mirë. Duhet të shohim pak sesi do vendoset Uzuni dhe Broja, se Cikalleshin e dimë se do të jenë në qendër”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/
Ky tipi me siguri eshte ne dashuri me veten. Po pse or mjeran, kujton ti se po pyet shume Reja se c’fare lakrash grin ti neper studio!!!!!!