Pozicion jashtë loje apo i rregullt? Goli i anulluar i Benzemasë hap debate, nuk u shfaqën as vijat për pozicionin jashtë loje

Reali i Madridit fitoi “El Clasico”-n me rezultatin 3-1. Kryeqytetasit mposhtën bindshëm Barcelonën dhe për këtë u kujdes në mënyrë të veçantë edhe Karim Benzema. Ky i fundit hapi serinë e golavë në minutën e 12, ndërsa në të 52-tën shkundi sërish rrjetën për 3-0. Por, ndërkohë që ishte duke festuar me shokët e skuadrës, gjyqtari i mohon golin për pozicion jashtë loje.

Pamjet e ofruara kanë lënë vend për dyshime te tifozët, duke hapur debate në rrjetet sociale. Imazhi i paraqitur në transmetimin e ndeshjes ka qenë pa vijat e hequra në fushë dhe në një kënd jo të drejtë të kamerës, duke e bërë të vështirë gjykimin për shikuesit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online