Portugalia ka publikuar premiot që do të japë në rast triumfi në Kupën e Botës. Janë në total 8,05 milionë euro që do të ndahen për skuadrën luzitane, me çdo futbollist që do të përfitojë 350 mijë euro në rast triumfi në Rusi.
Është shifër e njëjtë me triumfin në Euro 2016, ndërkohë që premio identike ka edhe Gjermania për suksesin në Rusi.
Planet tjetër është Spanja, që do t’i japë çdo futbollisti 800 mijë euro, në rast se Kupa e Botës do të kthehet në Spanjë, pas triumfit në Afrikën e Jugut në vitin 2010.