Portugalia luan miqësore, trajneri poshtëron rivalët: Po çfarë fitojmë ne? Më mirë stërvitemi

Portugalia do të zhvillojë një miqësore kundër Andorrës përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Por trajneri Santos ka zgjedhur që të poshtërojë rivalin pa nisur ende mirë kjo ndeshje.

Në prononcimin përpara takimit, tekniku i Portugalisë është shprehur se do të dëshironte më tepër një ndeshje miqësore.

“Andorra? Unë do të preferoja stërvitjen. E kam të vështirë që të gjej përfitime nga kjo ndeshje. Do të ishte më mirë pushimi për t’u rigjeneruar lojtarët”, ka thënë Santos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *