Portieri i Egjiptit refuzon çmimin, faji i sponsorit

Historitë interesante nuk kanë fund nga Kupa e Botës, pasi në një muaj mblidhet ajka e futbollit dhe tifozë nga e gjithë bota, për një festë gjigante.

Nje ngjarje interesante ka ndodhur pas Egjipt-Uruguai, ku portieri Moham ElShenaui u shpall Lojtari i Ndeshjes.

Si zakonisht, jepet një çmim simbolik, por portierit i Egjiptit refuzon të paraqitej për marrjen e çmimit. Kjo për faktin se çmimin e sponsorizon një marke e famshme birre.

Kurioz është fakti se Amine Harit i Marokut nuk veproi njësoj, sepse shkoi dhe e mori çmimin, edhe pse ashtu si ElShenaui është mysliman. Në raste të tilla duket se edhe interpretimi i rregullave të fesë është i paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *