Dy gabimet radhazi të Paulo Dibalas ndaj portierëve shqiptarë (Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha) i kanë kushtuar Juventusit 3 pikë. Sakaq, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, pasi ka folur për ndeshjen me Lacion dhe humbjen, u ndal te 11-të metërshi i argjentinasit, i hipnotizuar nga Strakosha, ashtu si dy javë më parë nga Berisha. “Dibala duhet të jetë më i qetë dhe i përqendruar kur godet penalltinë. Prej penalltive kemi humbur pesë pikë.. Por, do të vazhdojë të godasë. Edhe pse, herën tjetër që do të ketë përballë një portier shqiptar, nuk do t’ia lejoj…”, u shpreh Alegri. Për fat, ndeshjet me dy portierët shqiptar kanë përfunduar dhe mund të qëndrojë i qetë…