Polonia gjen “pesha të rënda” për miqësore, do të ndeshet me vendin organizator të Europianit që nuk pranoi të luante ne grupe

Polonia do të jetë sërish kundërshtari i Shqipërisë në eliminatoret e Europianit. Marsi do të fillojë me dy përballje vendimtare për Kombëtaren e Lewandowskit, që do të udhëtojë në Çeki dhe më pa do të përballet në shtëpi me Shqipërinë.

Ndërkohë në qershor, Polonia do të luajë vetëm me Moldavinë në transfertë. Për këtë arsye, janë duke programuar edhe një miqësore gjatë kësaj periudhe. Trajneri i Polonisë është shprehur se ka marrë aprovimin nga Gjermania për të zhvilluar një miqësore në qershor. Si vend organizator, Gjermania e ka të prerë biletën për në Europian automatikisht.

UEFA i ka propozuar që të luajnë në grupe në mënyrë “fiktive”, por Gjermania e ka refuzuar pasi dëshiron që të gjejë vetë miqësoret dhe të mos jetë e angazhuar me përballje grupi, që në fund të fundit, nuk do të vlenin në pikë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *