Lista e Polonisë ka pësuar ndryshime. Fernando Santosi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Kamil Piatkowski. Ky j fundit u dëmtua në ndeshjen mes Gentit dhe Eupenit, kur u largua nga loja në minutën e 70. Shkalla e dëmtimit të 22-vjeçarit është konfirmuar dhe zëdhënësi Federatës Polake të Futbollit ka njoftuar zyrtarisht mungesën e Piatkowski-t për përballjet me Republikën Çeke dhe Shqipërinë. Vendin e tij në skuadër e ka zënë Bartosz Salamani i Lech Poznanit.
“Kamil Pi?tkowski nuk do të vijë në kampin stërvitor të ekipit. Lëndimi muskulor që pësoi në ndeshjen e djeshme të ligës përjashton pjesëmarrjen e tij në ndeshjet kundër Çekisë dhe Shqipërisë”, ka njoftuar Jakub Kwiatkowski./Sport Ekspres/