Grupimi i tifozëve të skuadrës së Gjilanit të njohur si “Skifterat” janë bërë një shembull për të gjithë në këto kohë të vështira që po kalon bota si pasojë e pandemisë Covid-19. Mbështetësit e skudrës që udhëhiqet nga Mezani e ku luajnë shumë prej ish-futollistëve të Suepriores, kanë shpërndarë ndihma ushqimore për 10 familje në nevojë ditën e sotme. Me moton “politika për vete, populli për popullin”, tifozët nga Gjilani i japin jetë nismës së tyre dhe ftojnë gjithë grupimet e tjera të tifozëve si dhe bizneseve apo organizatave humanitare që t’u bashkohen në këtë rrugë.
Një veprim ky patjetër për tu duartrokitur, pasi në fund të fundit mirësia dhe humanizmi duhet të mbizotërojë mbi gjithçka tjetër. Kështu “Skifterat” tregojnë klasin e tyre edhe jashtë shkallëve të stadiumit, ndërsa pritet që kjo nismë të vijojë edhe më tej për t’i ardhur në këtë mënyrë në ndihmë gjithë atyre që fati nuk ua lejon të kenë të njëtat mundësi si të tjerët./Sport Ekspres/