Reali i Madridit ka bërë një hap të gabuar pas barazimit pa gola ndaj Barcelonës në “El Clasico”. Një tjetër barazim 0-0 ka ardhur ndaj Bilbaos, por lojtarëve madrilenë, ora u ka mbetur pikërisht te ndeshja me katalanasit atje ku u mohuan edhe dy penallti.
Të paktën njëra prej tyre ishte shumë e pastër, kur Lenglet goditi në këmbë Varane. Pa harruar edhe mbajtjen nga fanella nga Rakitic, te mbrojtësi francez i Realit të Madridit. Për këtë arsye, portieri Courtois ka thënë duke kritikuar: “Unë jam përkrahës dhe e dua VAR-in. Por përvoja e mia në “Champions League” janë krejtësisht tjetër nga ato që unë përjetoj në Spanjë”, ka thënë Courtois. /Sport Ekspres/