Polemika Daja-Starova/ “Skënderbeu për të prishur punë”, Daja: Je edhe trajner, mos u merr me statistika

Skënderbeu e ka mbyllur vitin 2019 në zonën e ftohtë, në vendin që të dërgon në “Play-Off”. Por duke parë situatën te korçarët, askush tjetër nuk mund t’i dilte për zot kësaj skuadre veçse Ilir Dajës. Ky i fundit nuk ka ndërmend ta braktis klubin pavarësisht momentit të vështirë. Të ftuar në emisionin “Pressing” ka pasur edhe polemika në distancë mes Dajës dhe Starovës. Ky i fundit është shprehur se Skënderbeun është bërë për të prishur punë, por të njëjtin mendim nuk e ndan trajneri Daja.

“Jam trajner i Skënderbeut dhe do të vazhdoj të jem pjesë e tij. Do të vazhdoj edhe në vitin në vazhdim, pasi kështu kam bërë gjithmonë. Sigurisht që ky është moment i vështirë, por Ilir Daja nuk ndryshon.

E dëgjova komentin e Starovës që Skënderbeu luan vetëm për të prishur punën. Ne luajmë për një qytet që ka një edukat të veçantë në futbollin në Shqipëri, luajmë për fanellën që i ka dhënë tonin sportit shqiptar. Starova duhet të mos bëjë vetëm statistikat, por si trajner duhet të bëj edhe një analizë dhe të mos ta shkëpusi nga realiteti i Skënderbeut. Jemi i vetmi ekip në Europë që e kemi një dënim të tillë që të tjerë mund të mos e kishin nisur garën”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online