Shqipëria ka luajtur dy herë ndaj Polonisë në shekullin e 21 në transfertë duke humbur me të njëjtat shifra, 1-0. Bëhet fjalë për vitet 2005 dhe 2008, ndërsa autori i golit ishte i njëjti, Maciej Zurawski.
Ish-futbollisti i Celtic ka dhënë intervistën për mediat polake duke folur për Shqipërinë. Sygjerimi i tij ishte që kuqezinjtë të ndëshkohen sa më shpejtë me një gol pasi do të jetë më e lehtë për polakët.
“Mbaj mend që në 2005 kam shënuar pas vetëm pak sekondash loje dhe ishte më i shpejti për Kombëtaren atëherë. Por Shqipëria nuk ishte mirë atëherë mesa mbaj mend. Në kontrast me golin që unë shënova në 2008, pas 3 minutash. Do ta kujtoj gjatë pasi ishte goli i fundit me Kombëtaren.
Më kujtohet se pas ndeshjes isha i mërzitur që fituam vetëm 1-0 pasi kishim shumë raste. Si është Shqipëria tani? I kam komentuar shumë herë në rastet e fundit. Kanë progres të jashtëzakonshëm në mbrojtje. I përmbushin detyrat mbrojtëse me rigorozitet. Janê agresiv në gjysmën e fushës së tyre dhe bllokojnë shumê më mirë në mbrojtje se veprojnë në sulm.
Shqiptarët e kanë të vështirë të krijojnë rast goli. Më kujtohet rasti me Anglinë kur krijuan dy raste shumë të mira në rezultatin 0-0, por nuk i përdorën dot. Prandaj duhet ti ndëshkosh shpejt me një gol. Pastaj do të jetë më e lehtë për djemtë tanë”, tha Zurwaski. /Sport Ekspres/