Lajme të këqija për trajnerin e Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo. ai nuk do të ketë të gatshëm për të paktën një muaj mesfushorin e vet Pol Pogba. Mesfushori i kombëtares franceze u dëmtua në ndeshjen kundër Bazelit në Ligën e kampioneve, ku la fushën e lojës që në minutën e 18-të si pasojë e një tërheqje muskulore. Që në fillim u kuptua se diçka nuk shkonte me këmbën e tij, teksa analizat më të thelluara kanë treguar se Pogba do të qëndrojë për të paktën një muaj larg fushave. Tani Murinjo shpreson që Pogba të jetë gati për takimin e rëndësishëm të 14 tetorit kur “Djajtë e kuq” do të bëjnë vizitë në shtëpinë e rivalëve të urryer, Liverpulit.