Një deklaratë që shkaktuar shumë polemika është ajo e trajnerit të njohur në Itali, Zdenek Zeman. Shumë kredite të larta ka në vendin fqinj për shkak të karrierës së pasur dhe shpeshherë duke u cilësuar si një nga trajnerët me më tepër vlera.
Por mjafton vetëm një moment i vetëm, për të rrëzuar dhe diskutuar mëndësinë rreth futbollit. Kjo ka ndodhur gjatë dorëzimit të “Pankinës së Artë” në “Coverciano”. Në një moment trajneri është pyetur në lidhje me futbollin e femrave dhe suksesin që po arrihet në Itali për këtë drejtim. Përgjigja e Zeman ishte totalisht surprizuese:
“Pas Kupës së Botës, futbolli i grave është duke përparuar. Shpresoj që të vazhdoj kështu edhe në vazhdim. Por unë mendoj se në Itali ka aq shumë probleme te futbolli i meshkujve. Seria B dhe Seria C kanë probleme të mëdha. Këtu futbolli i femrave vjen në plan të dytë, pasi është diçka kulturore. Edhe pse vendi i femrave në Itali është vetëm në kuzhinë. Kjo tingëllon e rëndë? Nuk më duket edhe aq, pasi meshkujt duhet të hanë”, ka thënë Zeman. /Sport Ekspres/