Po ti nga ishe…Ivan? Do të na ngushëllojë ndaj Islandës me mungesën e Brojës, Balliu është gati për të ndezur turbon në krahë

Reja është duke përgatitur formacionin për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. Një përballje që vlen shumë për kuqezinjtë që nëse e nisin me fitore, atëherë do të kenë shumë shanse për të marrë vendin e parë. Për fatin e keq, Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, së bashku me Myrto Uzunin. Por tifozët shqiptarë mund të ngushëllohen duke ndjekur Ivan Balliun. Pavarësisht moshës 30-vjeçare, këtë mbrojtës nuk e kemi shijuar shumë te Shqipëria.

Në miqësoren kundër Spanjës na la “pa mend” po aq sa edhe Armando Broja. Në krahë ishte i pakalueshëm dhe në të njëjtën kohë i pandalshëm, duke marrë krahun dhe me krosimet e sakta të futura në zonë. Për këtë arsye tifozët e Kombëtares kanë shumë arsye për të ndjekur me po të njëjtën kërshëri edhe Balliun ndaj Islandës, që do ta nisi si titullarë dhe do ta spostojë Hysajn në krahun e majtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *