Mohamed Salah është një nga sportistët më të ndjekur në botë dhe rrjetet sociale, ndërsa ka një ndikim të madh. Gjithashtu i njohur edhe për besimin e madh që ka në fenë myslymane, është kthyer edhe në inspirim për shumë njerëz sa i përket kësaj pjese.
Foto e fundit që ka hedhur ylli i Liverpulit në rrjetet sociale, ka shkaktuar polemika të mëdha. Bëhet fjalë për një fotografi ku gjendej me familjen e tij dhe me një pemë në sfond, në ditën e Krishtlindjeve. Shumë komente kanë ardhur në postimin e Salah, me njerëzit që janë ndarë në dy grupe. “Myslymanët nuk i festojnë Krishtlindjet”, ishin komentet e shumë njerëzve, po ashtu edhe të grupit tjetër që e vlerësonin futbollistin për paqen e ofruar në këtë mënyrë. /Sport Ekspres/