Dinamo dhe Skënderbeu janë më pranë Superiores. Të dy ekipet kanë përfituar nga gabimi i sotëm i Flamurtarit në transfertën e Burrelit, në atë barazim pa gola. Skënderbeu arriti të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Korabit falë dopietës së Temitope, ndërsa nga ana tjetër, Dinamo fitoi me golin e Bardhit.
Menjëherë pas përfundimit të takimeve, trajneri i Skënderbeut, Gvozdenovi? vlerësoi futbollistët e tij në “Oversport”: “E prisja ndeshjen shumë të fortë, kam respekt për Korabin. Sot e merituam fitoren, ishim më të mirë dhe fituam tre pikët shumë të rëndësishme për ne. Do të flasim për rinovimin e kontratës, do të mbarojmë punën njëherë dhe pastaj do të bëjmë rinovimin, duhet të presim edhe pak”.