Po shkëlqen në La Liga, Muriqi: Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, do ndihmoj që Spanja të njohë Kosovën

Vedat Muriqi po përjeton një nga sezonet më të bukura në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 10 gola në La Liga, duke qenë pas emrave si Levandovski, apo Benzema në listën e golashënuesëve. Për atë çfarë kë dhënë në fushën e lojës deri më tani, Muriqi është nderuar me çmimin special të shpërndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës. “Pirati“ ka shprehur falenderime për Komitetin Olimpik të Kosovës, ndërsa shton se shpreson që me paraqitjet e tij të ndikojë në vendimin e Spanjës për të njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Në radhë të parë dua të falenderoj Komitetin Olimpik të Kosovës, që më ka dha dhënë çmimin special që e marrin sporistët që përfaqësojnë Kosovën anë e mbanë botës. Është një çmim shumë special për mua. Besoj që deri më sot e përfaqësova Kosovon ashtu siç duhet. Jo vetëm me prfesionin tim, por edhe jashtë fushës, me karakterin tim. Pa asnjë dyshim që kjo do të vazhdojë kështu, edhe brenda, po ashtu edhe jashtë fushës. Ndihem krenar që e përfaësoj shtetin tim jashtë vendit, sidomos në Spanjë, që fatkeqësisht nuk na njeh. Me këtë fuqi dhe me këtë kurao që kam, shpresoj që të ndihmon shtetin tim që Spanja të na njohë si shtet”, ka thënë Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *