Teksa Agim Ademi ndodhej në Shqipëri dhe po gjendej së bashku me kreun e FSHF-së, Armand Duka, por edhe me kreun e Federatës Maqedonase të Futbollit për të dhënë kontributin e tyre rreth familjeve të prekura nga tërmeti, në Kosovë kishte zhvillime të reja.
Zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, po punonte për të marrë kreun e Federatës dhe për të rrëzuar Agim Ademin. Punë kjo e cila nuk shkoi më kot, pasi vetë Ministria përgjegjëse në Kosovë kërkoi që të zhvilloheshin zgjedhje të reja, pasi sipas tyre, në zgjedhjet ku fitoi Ademi kishte shkelje.
Por vetë kreu i FFK-së është shprehur se nuk e njeh një gjë të tillë dhe konfirmimi i tij ka ardhur nga UEFA dhe FIFA. Ndërkohë ditën e nesërme do të bëhet një mbledhje me Komitetin Ekzekutiv, për të larguar dhe shkarkuar Arianit Ahmetin nga posti aktual i zëvendëssekretarit të FFK-së. /Sport Ekspres/