“Po PSV si doli kampion në 2007?”, Ziyech i pakënaqur me vendimin: E meritonte Alkmari? Budallallëqe, Ajaksi është kampion

Federata Holandeze e Futbollit doli ditë ne djeshme me një vendim zyrtar për fatin e këtij kampionati. Asnjë ekip nuk u kurorëzua kampion këtë sezon, ndërsa kreu mbahej nga Ajaksi me pikë të barabarta me AZ Alkmar, por me një golavarazh më të mirë. Megjithatë ky vendim ka lënë shumë të pakënaqur sulmuesin anësor të skuadrës nga Amsterdami, i cili shprehet për “AD” se Ajaksi Meriton të jetë kampioni, madje i hedh poshtë ato ide se Alkmari e ka mundur në të dy përballjet skuadrën e tij dhe për këtë shkak duhej shpallur kampion. Ziyech përmend edhe rastin e vitit 2007, kur PSV u shpall kampion me vetëm 1 gol më tepër.

“Sidomos tani që ka shumë pak për të bërë në termat e futbollit ata u çmendën brenda ditës. Lëreni diskutimin nëse duhej shpallur kampion Ajaksi apo AZ. Hajde pra tani, çfarë marrëzish kamë dëgjuar. Ne jemi në krye gjithsesi. Gjithë ato histori kalimtare se Alkmari e meriton më tepër titullin sepse fituan dy herë kundër nesh. Domethënë se diferenca e golave, siç ka qenë gjithnjë, nuk do të llogaritet më tani? Budallallëqe, pa diskutim. Po PSV-ja si u shpall kampion në vitin 2007? Pikërisht me një gol diferencë. Padyshim që do të më pëlqente të fitonim titullin në fushë, por nëse duhej zgjedhur një klub si kampion, atëherë ai duhet të jetë Ajaksi“, ka deklaruar Ziyech./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *