Ivan Gvozdenoviç po bën një punë mjaft të mirë në stolin e Skënderbeut. Trajneri serbi i mori bardhekuqtë nga vendi i 7 në renditje dhe aktualisht gjendjen në vendin e dytë, me një pikë më pak se Dinamoja kryesuese. Në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Gvozdenoviç ka treguar përshtypjet e tij për ecurinë e Skënderbeut në Kategorinë e Parë, ndërsa merita i jep edhe presidentit e lojtarëve.
“Për momentin jam shumë mirë. Kam qenë këtu edhe 4-5 vite si lojtar, ndërsa tani si trajner. Kam luajtur këtu 3 vite. Korça është në zemrën time. Tani fillova edhe si trajner i parë në Korçë. Po ecin shumë mirë. Ishim në vendin e 7 ose të 8, nuk jam i sigurt, tani jemi në vendin e 2-të. Nuk është vetëm prej meje, por edhe prej presidentit. Ka sjellë lojtarë të mirë. Edhe lojtarët kanë bërë punën e vetë. Jemi në rrugën e duhur. Gjithçka është e hapur.
Bashkimi i serbëve dhe shqiptarëve përmes futbollit? Ky është sport dhe kjo është e bukur nga sporti. Ne në sport jemi bashkë. Kam shumë besim. Kam grup të mirë. Skënderbeu është klub i madh në Shqipëri, është emër i madh. Dinamo është skuadër e fortë, edhe Flamurtari gjithashtu. Kategoria e Parë është e bukur. Do lu.ftoj deri në fund. Të gjitha më pëlqejnë në Korçë. Isha dje në Voskopojë dhe atje ishte shumë bukur. Korça është shumë e bukur. Shqipja? Akoma nuk jam shumë mirë, po përmirësohem“, ka deklaruar Ivan Gvozdenoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/